Haxhi Krasniqi ndahet nga Miss Gjermania 2013

Haxhi Krasniqi më në fund ka folur për lidhjen e tij me Caroline Noeding, Miss Gjermania 2013 në një intervistë për Prive.

Boksieri  i cili jeton në Gjermani dhe arritjet më të mëdhaja të karierës i ka bërë atje, ka qenë në lidhje një vjeçare me Miss Gjermaninë, dhe ka konfirmuar se nuk janë më bashkë, megjithëse ata kanë mbetur miq.

Haxhiu ka thënë se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë largësia, pasi ishin shumë kilometra larg njëri-tjetrit dhe nuk ka mundur të funksionojë më shumë se një vit.

Ata janë ndarë në mënyrë ‘paqësore’ dhe ai ka thënë se tani për tani do të qëndrojë single pasi e ka shumë problem të bie me të vërtetë në dashuri./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button