Etika mediale gjithnjë dhe më pak e pranishme në Maqedoni

Mediat gjithnjë dhe më shumë keqpërdorin hapësirën e tyre që të shpërndajnë informata të cilat shërbejnë për të realizuar qëllimet e dhëna ideologjike, të cilat nuk i shërbejnë interesit publik, shkruan Rel.

Etika e mediave në Maqedoni ekziston, por ajo gjithnjë dhe më shumë mungon në vetëdijen mediale, vlerësojnë njohësit medial. Shkeljet me të mëdha të Kodit Etik të Gazetarëve janë vërejtur gjatë periudhës së fushatës parazgjedhore dhe zgjedhore por edhe gjatë muajve të fundit të krizës politike, thonë nga Këshilli Etik i Mediave.

“Mediat gjithnjë dhe më shume janë duke e keqpërdor hapësirën duke shpërnda informata të cilat shërbejnë për realizim të qëllimeve të dhëna ideologjike, megjithëse nuk i shërbejnë interesit publik. Nuk them se të gjitha mediat janë të tilla, por kemi regjistruar përpjekje të mjaftueshme të cilat janë kërcënuese dhe të cilat nënkuptojnë shmangie nga rregullat e informimit profesional dhe etik”, tha drejtoresha ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media, Marina Tuneva.

Nga Këshilli konsiderojnë se koncepti i vetërregullimit të cilin e afirmojnë është një nga mënyrat më të fuqishme që të zgjidhen problemet për sa i përket integritetit medial dhe informimit joprofesional. Koncepti i tillë nënkupton pranim i mekanizmit të mediatizimit si pjesë e procesit të zgjedhjes së ankesave, respektivisht bashkëpunim nga ana e mediave të cilët do të pranojnë se kanë gabuar dhe në këtë mënyrë më lehtë të dalin para publikut.

“Si Këshill në praktikë kemi vërejtur se ekziston përpjekje për ikje nga vetërregullimi dhe shmangie e të njëjtës, që nënkupton se mediat mund të jenë të përfshira në diskutim për këto çështje deri sa bëhet fjalë për medium tjetër, por kur është prekur puna e tyre, ata sikur harruan vetërregullimin i cili vërtetë është problem. Për këtë ne bëjmë thirrje se vetërregullimi në këtë mjedis nuk mund të jetë plotësisht i suksesshëm deri sa nuk ka bashkëpunim edhe nga institucionet tjera, sikurse janë Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele dhe Prokuroria Publike”, tha Tuneva.

Ekspertët thonë se llojet e ndryshme të ndikimeve dhe trysnive nga aspekti ekonomik dhe politik nga pushteti qëndror janë ndër faktorët më të mëdhenj për të cilat gazetarët e tejkalojnë kufirin e informimit etik.

Profesori universitar i etikës, Dejan Donev thotë se tek ne më së shumti duhet të flitet për etikë mediale, sepse praktika ka treguar se ajo zhduket në shumë drejtime.

“Etika gjithnjë thirret kur situata nuk është e mirë. Ajo është gjasa më e drejtë dhe e mirë që të përmirësoni problemin, si gjasë e dytë dhe e fundit është drejtësia, ose do t’ju dënojë ose do t’ju duhet. Etika është dilemë e vullnetit të lirë. Edhe tek ne mund të flitet për etikë në kuptimin që ta përmirësojmë gjendjen. Ka shumë mjete për këtë, por dilema tek ne është se sa ne jemi të përgatitur që të zbatojmë atë”, tha profesori Donev.

Nga janari i viti 2015 në Këshillin për Etik të Mediave kanë arritur rreth 200 ankesa ku pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me informim të njëanshëm, diskriminim në forma të ndryshme, gjuhë e urretjes dhe probleme për informim medial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button