Reali nuk gabon, parakalon Barçën

Nuk fal Reali i Madridit, nuk mund ta linte ti shpëtonte asistin e Barcelonës skuadra e Carlo Ancelottit që e mbylli thjesht dhe lehtë me një 4-0 praktikën ndaj Almerias për të parakaluar rivalët blaugrana në tabelën e klasifikimit ku për momentin ka të njëjtën kuotë pikësh 79 me Atletikon e Madridit.

Golat për mbretërit i shënuan Angel Di Maria (28′), Gareth Bale (53′), Isco (56′) dhe Alvaro Morata në minutën e 85′ .

Thjesht, fitorja për Realin ishte një lojë fëmijësh, por  aspak e tillë për sa i përket rëndësisë pasi e në këtë aspekt është thelbësore për shpresat e Realit për të fituar La Ligan.

Lajme të ngjashme

Back to top button