Akdag: Vërtetohet përdorimi i armëve kimike në Idlib

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Recep Akdag ka deklaruar sot në Ankara se rezultatet e autopsisë qartë treguan se në sulmin në Idlib të Sirisë është përdorur gazi sarin, raporton Anadolu Agency (AA).

Akdag tha se në laborator është zbatuar ekzaminimi i detajuar i mostrave të marra pas sulmit me armë kimike në rajonin e Khan Sheykhun, më 4 prill, në afërsi të qytetit të Idlibit.

“Rezultatet e autopsisë së bërë këtë e konfirmuan. Është vërtetuar se në Siri janë përdorur armë kimike. Gjendja klinike e pacientëve që në fillim e tregonte atë, ndërsa u vërtetua me rezultatet e gjetjeve dhe analizave laboratorike dhe autopsisë. Lidhur me këtë mund të dëgjohen disa zëra nga Rusia, por nuk duhet të harrojmë se ne jemi vendi që ka marrë të plagosurit dhe të vrarët. Me këtë kemi marrë përgjegjësinë e analizave dhe hetimit. Të gjitha studimet janë bërë në prani të përfaqësuesit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike”, tha Akdag, i ftuar në panelin editorial të Anadolu Agency (AA).

Ai njoftoi se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit me armë kimike, e që në aspektin mjekësor janë trajtuar në Turqi, është rritur nga tre në gjashtë persona. Në spitalet në Turqi janë trajtuar gjithsej 34 pacientë, ndërsa 25 prej tyre janë larguar nga spitali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button