Kosova do të ketë telashe me rrymën

Telashe do të ketë me prodhimin e energjisë elektrike, për shkak të domosdoshmërisë së mbylljes së termocentralit “Kosova A” dhe mungesës së investimeve në kapacitetet e reja gjeneruese.

Konsumatorët do të kenë telashe me çmimet e larta të energjisë, pasi kostoja e çdo investimi që bëhet në sektorin e energjisë duhet të reflektohet në tarifa.

Sfidë do të jetë fillimin i leximit të njësorëve në veriun e Kosovës, që për 14 vite nuk kanë paguar asnjë centë për rrymën që e kanë shpenzuar.

Kosova do të ketë vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve energjetike me Serbinë.

Sfidë për KEK-un do të jetë mbajtja në këmbë e termocentraleve të vjetruara, që së fundmi kanë thyer rekordet e prodhimit.

Ndërkohë ende nuk ka një studim të pranuar nga të gjithë që tregon se cili është opsioni më i mirë për këtë sektor, pra nëse duhet të koncentrohemi në energjinë e prodhuar nga djegia e linjtit apo orientimi të jetë energjia e pastër. /Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button