fbpx

“Jutarnji list”: Si u bë eksperti i fushatës elektronike “armik shtetëror” i Maqedonisë

Gazeta kroate “Jutarnji list” ka publikuar reagimin e ekspertit të fushatës elektronike (web-fushatës), Marko Gregoviq, për emisionin “Vo centar” të Vasko Eftovit ku u cilësua si spiun i Shërbimit Sekret Britanik, përcjell Portalb.mk.

“Çfarë nderi” ka shkruar Gregoviq pas emisionit në të cilin u paraqit se është kombinim i “Che guevaras dhe James Bondit i cili flakëroi revolucionin në Ukrainë, Rumani, Serbi dhe Maqedoni”.

Sipas Marko Gregoviqit “humori i zi” i Eftovit është mbështetur në qëndrimin e tij para një muaji në Maqedoni në ftesë të ndërmarrjes “LEAD” ku ligjëroi si ekspert për fushatë elektronike.

Të shpallurit si spiun i shërbimeve sekrete britanike është një shaka e keqe, por pranon se me siguri një konstruksion i tillë i cili mund t’ia dëmtonte jetën nuk do të jetë i njëjtë nëse do të jetonte në Maqedoni.

“Ata janë kombinime të çmendura” nuk i njoh mirë shkaset (faktorët) në Maqedoni që të jap sqarim racional për akuzat publike të bëra në emisionin “Vo centar” të Vasko Eftov.

Tekstin e plotë të Marko Gregoviqit në gazetën “Jutranji list” mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button