Shtëpia e Shëndetit në Shkup me shërbime kujdestarie për festat

Shërbimet e Shtëpisë së Shëndetit Shkup për ditët festive në vijim do të sigurojnë 24 orë mbrojtje shëndetësore përmes pikave kujdestare gjatë natës në poliklinikat Idadia, Çento, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizarë dhe Draçevë.

Siç informojnë nga Shtëpia e Shëndetit, prej orës 8:00 deri në orën 16:00 shërbim specialistik kujdestar do të ketë në Poliklinikën Bukuresht. Gjatë festave do të ketë mbulim 24-orësh nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore, ndërkaq rregullisht do të punojë edhe Shërbimi për vizitë shtëpiake.

Nga Shtëpia e Shëndetit Shkup u rekomandojnë qytetarëve të cilët kanë agjëruar të kenë kujdes në ushqim, sidomos me mishin, ndërkaq të gjithëve me konsumimin e alkoolit, para së gjithash për shkaqe shëndetësore, si dhe për shkak të sigurisë në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button