Maqedoni, sot mbahen zgjedhjet presidenciale

Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e pesta presidenciale, ku në garë janë katër kandidatë për president.

Kanditatët për president janë Iljaz Halimi nga PDSH, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Zoran Popovski nga GROM.

1.778.572 qytetarë me të drejtë vote do të votojnë në 3.480 vendvotime në tërë vendin, nga ora 07.00 kur hapen kutitë e votimit deri në ora 19.00. Qytetarët do të kenë mundësinë për të zgjedhur mes katër kandidatëve, dhe se do të zgjidhet ai që do të fitojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve. Por, në rast se nuk arrihet ky census në raundin e parë, atëherë pas dy javëve do të zhvillohet raundi i dytë, ku do të garojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota.

Raundi i dytë do të mbahet më 27 prill, në të njejtën ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këto zgjedhje do të vëzhgohen nga 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 vëzhgues të huaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button