Karateistë dhe beqarë në Parlament

“Platforma Tiranase” dhe “zhbllokimi i Kuvendit” kanë qenë çështjet më kryesore të cilët janë folur në 12 ditët debat të seancës konstituive, në të cilën temë është zgjedhje e kryetarit, 12 anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Por, pa dallim të pikës së rendit të ditës, deputetët në një pjesë të madhe të kohës falsin edhe për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), inçizimet e të ashtuquajtura “bomba”, ose kush çfarë i ka dhënë në korridoret kuvendore, njofton Portalb.mk.

Kështu që, deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska nga foltorja zbuloi se çfarë i ka thënë kryesuesi i seancës, Trajko Veljanovski, për aftësitë e bashkëpartiakut të tij, Kërsto Mukoski.

“Përpara disa ditëve, Veljanovski më informoi se kolega Kërsto Mukoski ka shirit të zi në karate, andaj dhe duhej të kemi kujdes”, tha Sheqerinska.

Ndaj kësaj ka reaguar kryesuesi i seancës konstituive, duke replikuar se nuk ka qenë korrekte nga ana e saj dhe se ai me atë nuk ka biseduar.

Në bisedat jashtë nga salla është thirrur edhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, duke thënë se Lupço Nikollovski nga LSDM i ka thënë se kur i kanë dëgjuar audio-materialet ka dëgjuar se ka zë të bukur. Ndaj kësaj, njëri nga deputetët e LSDM-së ka bërtitur duke thënë se është beqar.

“Nuk thash asnjë fjalë, përveç asaj kur tha se beqar e ka kolegun, dhe e pyeta ku janë inçizimet nga përgjimet e paligjshme”, tha Rangellova.

Mes përgjigjeve të zakonshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së ndaj kërkesave të LSDM-së që të tejkalohet në pikën tjetër të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, është ajo se nuk është e mundur që të shteret debati për këtë pikë.

“Kësi metoda, ashtu siç doni t’i fusni, ka vetëm në Korenë e Veriut, te ai Kim Mung Jang”, tha Mukoski, duke aluduar në Kim Jong Un.

Gjatë ditëve të fundit kanë qenë të pranishme edhe thirrjet fetare. Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE ka kërkuar që përpara pashkëve të mos i hidhet zjarrit vaj, ndërkaq deputetët këto ditë të jenë të kujdesshëm kur të flasin.

Seanca konstituive vazhdon të martën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button