fbpx

Nëntë vite mall – shpirti ndjen dhembje

Në mes lotit e dhembjes

tani e vetme rri,
ky diell nuk më ngroh,
vështroj qiellin lart.. .,
ah, sa dua të të shoh… .

Janë nëntë vite mall,
fjalët m’u ngrysën
në gjysmë,
mezi shkruaj…,
më dridhet dora
e lotët më mbysin.

Tani as pranverës, luleve,
e as ditelindjes sime
më nuk i gëzohem,
çdo gjë rreth meje
e pakuptimtë,
pa ty,i shtrenjti im,
Baba.

Sa herë fotografinë tuaj
mbaj në duar,
e shikoj…,
flas me ty e të përqafoj si
dikur,
sa pikëllim,e dhembje
ndjej,
ky mall s’po ndalon kurrësesi,
zemra më thyhet,
ty nuk të kam pranë më… .

Kam dal të marr pak ajër,
më mbyti hidhërimi,
në kokë më vorbullohen
shumë kujtime,
prej asaj dite, kur ike si një
meteor,
lart në qiell.

Ditët m’u bënë netë
te errëta,
nuk ka më buzëqeshje,
ndihem e zbrazët pa Ty,
Baba i dashur.

Vitet ikën…,
edhe në këtë përvjetor
më rëndohen qepallat,
dhembjes thellësisë së
shpirtit,
lotët ende s’janë tharë,
sa vite ikën,
sa vite u bënë pa të parë.

Ngjyej penën në lotët e mi,
gdhend si në mermer këto
fjalë,
nga malli digjem e
përvëlohem,
ti mos u ligështo pse
shkruaj kështu,
prehu i qetë e mos qaj.

Ti ishe dhe mbetesh
më e madhja vlerë e
krenari,
ti je motivi, frymëzimi im
që unë jetoj,
marr forcë nga forca jote,
me mall të përkujtoj,
un bija jote, Saranda Rifat Shala
kurrë nuk do të harroj.

Autore: Saranda R. Shala

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button