Edhe Granada mposht Barcelonën

Pas humbjes nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve, skuadra e Barcelonës ka vazhduar serinë e humbjeve edhe në kampionatin spanjoll, kësaj radhe duke u mposhtur nga Granada me rezultat minimal 1-0.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë të algjerianit Yacine Brahimi (16’), i cili e mposhti lehtë portierin Pinto.

Pas pranimit të golit edhe pse Blaugranët krijuan disa raste të mira ato nuk arritën të barazojnë.

Edhe në pjesën e dytë dominoi Barcelona, por nuk arrinin të mposhtnin portierin Karnezis.

Barcelona në 15 minutat e fundit luajti me katër sulmues duke angazhuar edhe Alexis Sanchezin (krahas Pedros, Neymarit dhe Messit), por prap nuk arriti të shënoj.

Me këtë humbje Barcelona është në pozitën e dytë me një pikë më pak se Atletico Madridi dhe dy më shumë se Real Madridi. Por këta të fundit kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button