SHBA nuk merr pjesë në një takim për Afganistanin të organizuar nga Rusia

Uashingtoni planifikon t’i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilën sot e organizon Rusia, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

“Ne nuk planifkojmë të marrin pjesë në këto bisedime rajonale”, tha mbrëmë Toner dhe ka shtuar se “ishte e paqartë se cili është qëllimi” i bisedimeve.

“Duket se është një përpjekje e njëanshme e Rusisë për të synuar ndikim në rajon”, tha Toner.

Moska i ka ftuar 12 shtete në këto konsultime që thuhet se kanë për qëllim procesin e pajtimit në Afganistan dhe fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet qevrisë afgane dhe talibanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button