Shpërthen Shkëndija, fiton Euromilkun

Shkëndijës ka arritur të shënojë fitore me shumë meritë ndaj Euromilkut, duke ju hakmarrë kësaj skuadre për dy humbjet, një në Tetovë e pastaj edhe në Shkup. Kësaj radhe tetovarët e kanë mundur Euromilkun me rezultat 2:0. 

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola, ndërsa kuqezinjtë kanë treguar kualitetin në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë në portën e vendasve. Fillimisht në minutën e 62-të braziliani Junior realizoi një gol të bukur, ndërsa për fitore të sigurt shënoi Mensur Kurtishi në minutën e 75-të. 

Rabotniçki pa shumë telashe e ka mundur Gostivarin në Shkup, duke u mundur me rezultat 3:0.
Ka dëshmuar kualitetet e golashënuesit të spikatur Muzafer Ejupi, i cili shënoi tre gola për skuadrën e tij Turnova për fitore 4:1 ndaj Napredokut. Ejupi ka shënuar në minutën e 14-të  për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë ka realizuar edhe dy gola të tjerë, e një nga penaltia.

Rezultatet e javës së 27-të
Euromilku – Shkëndija 0:2, Rabotniçki – Gostivari 3:0, Pelisteri-Metalurgu 1:3, Turnova – Napredoku 4:0.

Renditja: Rabotniçki 50, Metalurgu 47, Turnova 47, Pelisteri 47, Vardari 45 (-1), Shkëndija 39, Renova 36 (-1), Bregallnica 36 (-1), Euromilku 32, Makedonija GJ.P. 23 (-1), Napredoku 14, Gostivari 14 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button