“Monstra” pas burgosjes së Azirit shteti i mori 40 hektarë tokë te Liqeni i Smillkovës (VIDEO)

Toka rreth Liqenit të Smillkovës ka qenë në shfrytëzim të familjes Aziri. Sipas dokumenteve që posedojnë ata, Fejzi Aziri ka marrë me qira prej shtetit rreth 40 hektarë tokë bujqësore që nga viti 2006. Por, kjo kontratë u prish para kohe, pikërisht më 29 maj të viti 2012 me arsyen se qiraja nuk është paguar me kohë. Bedri Ajdari sqaron se pagesa u vonua për shkak se vëllai i tij, Fejziu ishte në burg, i arrestuar nga 1 maji i 2012-ës, në grupin e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë, që ndodhi tek Liqeni Smillkovës, njofton TV 21.

“Atje ku ka ndodhur rasti, apo atje ku përfundimisht ka përfunduar rasti, ka qenë toka e marrur prej shtetit nga familja jonë me qira për 30 vjet. Në asnjë mënyrë nuk do të mundnin të na shkëpusnin marrëveshjen, por në këtë rast e bënë edhe atë, e morën tokën ata “çaushët” e familjeve të “kapadaive” maqedonas. E morën tokën dhe me një goditje bënë edhe pastrimin e atyre fëmijëve dhe familjet tona i burgosën”, tha Bedri Ajdari, Familjar i të burgosurve në rastin “Mostra”.

Video nga TV 21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button