Erdogan: Turqit do ta krijojnë të ardhmen e Evropës

E ardhmja e Evropës varet nga turqit të cilët jetojnë në vendet evropiane, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në tubimin në prag të referendumit për ndryshime kushtetuese, me të cilat ai do të fitonte autorizime më të mëdha.

“Pesë milionë vëllezër tanë nga Turqia populluan Evropën dhe ata do ta krijojnë të ardhmen e saj”, tha Erdogan në fjalimin para ithtarëve të tij.

Siç lajmëroi agjencia Anadolia, Erdogan theksoi se “makiazhi ngaq fytyra e Evropës është fshier dhe ajo tani ka treguar se është antiislamike dhe se është jotolerante ndaj myslimanëve”.

Ai shtoi se “disa shtete evropiane”, të cilat refuzuan t’u lejojnë ministrave turq të mbajtnë tubime në territoret e veta në prag të referendumit, “i kanë hapur dyert për anëtarë të grupeve terroriste kundër të cilëve po lufton Turqia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button