Fitore për Shkupin, Vrapçishte e Dritën, barazon Zajazi

Shkupi me fitoren e radhës ka treguar se disfata nga Vrapçishti ishte e rastit dhe se ekipi fare nuk ka humbur në formë, ndërsa edhe mungesa e disa futbollistëve të njëmbëdhjetëshes së parë nuk ka qenë pengesë për fitoren e re. Kësaj radhe viktimë e skuadrës nga Çairi ka qenë ekipi i Novacit, e cila nga Shkupi u përcoll me tre gola në portë. 

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani përballë tyre kishin një skuadër që shumë ekipeve të mëdha u kishin paraqitur probleme, por të përqendruar për fitore, që në minuta e para filloi sulmi i furishëm për drejt portës kundërshtarë. 

I pari që hapi serinë e golave në këtë ndeshje ishte Erkan Seferi në minutën e 18-të, ndërkohë 12 minuta më pas një aksion i rrjedhshëm nga ana e djathë në mes Bujamin Asanit dhe Florent Osmanit, që ky i fundit në mënyrë të palejuar u ndal në zonën e rreptësisë. Nga pika e bardhë vendosi që të godet një ndër mesfushorët më të mirë në vend, Muharem Bajrami i cili shënoi edhe golin e dytë për Shkupin.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, ndërsa në pjesën e dytë u regjistrua vetëm edhe një gol, që mbante firmën e Muharem Bajramit. Shumë raste të tjera nga Bujamin Asani, Besir Demir, Minas Osmani, Florent Osmani, Goran Stankovki e të tjerë, mbetën pa u realizuar në gol.

Debutim të suksesshëm ka pasë trajneri i ri i skuadrës së Vrapçishtes, duke shënuar fitoren më të lartë me rezultat 6:0 në Veles ndaj Borecit. Fitore të pritur ka shënar edhe skuadra e Dritës pso ka mundur 11 Oktomvrin me rezultat 4:1, ndërsa Zajazi ka barazuar në shtëpi me Tiverijën pa gola. Rrufeja tani më zyrtarisht është larguar nga garat e Ligës së Dytë të Maqedonisë. / Portalb

Rezultatet e xhiros së 23-të të Ligës së Dytë:
Shkupi – Novaci 3:0, Drita – 11 Oktomvri 4:1, Zajazi – Tverija 0:0, Boreci – Vrapçishti 0:6,  Skopje – Kozhufi 3:0, Teteksi – Sileksi 1:0, Lokomotiva – Rrufeja-M. (nuk luhet) Pobeda J.-Maxhari Sol 1:0

Lajme të ngjashme

Back to top button