Somali, mbi 25 mijë persona të sëmurë nga kolera

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se nga epidemia e kolerës vetëm këtë vit janë sëmurë 25.000 persona, ndërsa pritet që kjo shifër të dyfishohet deri në fund të qershorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviç të enjten tha se epidemia e kolerës deri tani këtë vit ka shkaktuar vdekjen e 524 personave.

Ai shtoi se kolera përhapet shpejtë siç përkeqësohet situata me thatësirat në Bririn e Afrikës dhe se deri më tani janë evidentuar të paktën 25.424 raste, ndërsa deri në verë ky numër mund të rritet në 5.000.

David Akopyan, drejtor i programit zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Somali thekson se në 13 nga 18 rajonet në vend janë paraqitur raste të kolerës.

Ai e quajti Somalinë si vendin më të brishtë në botë dhe theksoi se tentimi i OBSH-së që të parandalojë epideminë e kolerës “ka dalë nga kontrolli”. Ai po ashtu tha se thatësira e madhe mund të minojë përpjekjet e ndërtimit të shtetit, në vendin tashmë me vite kaotik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button