Hapet ekspozita “Feja dhe Arti Modern”

Në galerinë kombëtare në Shkup, sot është hapur ekspozita “Religjioni dhe Arti Modern”, një organizim i Asociacionit për Kulturë, IKON, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat në hapje te ekspozitës, kryetari i IKON-it, Klime Korobar, tha se eventi i sotëm ka të bëjë me shënimin e 15 Prillit, Ditës Botërore të Artit, që korrespondon me datëlindjen e Leonardo da Vinçit, por që korrespondon edhe me festën krishtere Pashkët, që ka qenë arsyeja kryesore për emërimin e ekspozitës Religjioni dhe Arti Modern.

“Janë paraqitur vepra nga artistët më të rëndësishëm të Maqedonisë nga gjeneratat e ndryshme, të punuara enkas për këtë ekspozitë”, tha Korobar.

Ai vuri në dukje se ekspozita për herë të parë u shfaq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), më konkretisht në New York, por për Maqedoni paraqet një premierë”.

Ekspozita e Nju Jorkut është plotësuar me disa autorë të tjerë me çka ka përfunduar një cikël i prezantimit të ndikimit të fesë në artin bashkëkohor”, shtoi Korobar.

Në tre vitet e ardhshme, tha Korobar, organizatorët do të punojnë për të siguruar artistë nga religjione të tjera, sepse siç tha ai, duhet bërë dialog midis feve, sepse librat e shenjtë flasin për respektin për njerëzit, respektit për njëri-tjetrin pa marrë parasysh fesë që i takon.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 24 prill.

20170413_2_23064266_20992928_Web

20170413_2_23064266_20992930_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button