Fiton një llotari prej vetëm… 83 milionë eurosh!

Në botë fitohen pa fund llotari, kjo nuk përbën ndonjë lajm. Por, kur fitohen shuma stratosferike si kjo, thjesht me një biletë një euroshe, atëherë na bën të gjithë të ëndërrojmë, edhe ata që janë milioner, shkruan Bordo.al.

Një francez fitoi një “jackpot” prej më shumë se 83 milionë eurosh gjatë hedhjes së llotarisë “Euro Millions”.

Kjo është shuma e gjashtë më e madhe që fitohet që prej fillimit të kësaj llotarie që shtrihet në gjithë Evropn.

Fituesi i lumtur, as identiteti i të cilit dhe as vendi ku është blerë bileta nuk janë bërë të ditur nga organizatorët, ishte i vetmi fitues i këtij “jackpot”-i të hedhur në lojë që më 17 mars, me shumën fillestare prej 17 milionë eurosh.

Për shkak se nuk kishte pasur fitues, kjo shumë u rrith shtatë herë, duke arritur vlerën totale të 83 397 527 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button