fbpx

Turqi: Erdogan e ka akuzuar rrjetin Twitter lidhur me tatim

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar rrjetin Twitter për shmangie të pagesës së tatimit, në periudhën kur ai po e vazhdon betejnën e tij kundër mediave sociale në Internet, për të cilat thotë se e cenojnë privatësinë e njerëzve. 

Rrjeti Twitter ishte platformë ku janë publikuar një numër i bisedave telefonike të dyshuara dhe incizime të tjera private, me implikimin e disa politikanëve të afërt me kryeministrin Erdogan, në skandalet e korrupsionit.

Në një deklaratë në televizion Erdogan tha sot se “Twitter, YouTube, dhe Facebook, janë kompani ndërkombëtare të themeluara për profit” dhe ka shtuar se “Twitteri, njëherësh, i shmanget taksave dhe se ne do ta ndjekim”.

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Turqisë e ka tërhequr ndalesën qeveritare të rrjetit Twitter, e ndërmarrë më 21 mars, pak kohë para zgjedhjeve lokale.

Ishte urdhëruar që Twitter dhe YouTube të bllokoheshin në Turqi, pasi ishin paraqitur incizimet audio të supozuara të zyrtarëve të Turqisë, që diskutonin për aksionin e mundshëmk ushtarak në Siri. (REL)

     

Lajme të ngjashme

Back to top button