Rusia e zemëruar me SHBA, shkak anëtarësimi i Malit të Zi në NATO

Rusia ka kritikuar të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga shkaku se këta të fundit nënshkruan protokollin i cili do të hap rrugë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këtë veprim, ne e shohim si një shenjë e inercisë në politikat e Washingtonit, dhe një reflektim të logjikës konfrontuese në Evropë, ku po shënohen linjat e reja të ndarjes”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Moska zyrtare thotë se përfshirja e shtetit të vogël ballkanik në NATO, është në kundërshim me disponimin e vërtetë të popullit malazez.

“Në lidhje me politikën e përfshirjes së Malit të Zi në NATO, ne mendojnë se ajo është tërësisht e gabuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në të cilin nënvizohet se kjo do të dëmtojë stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës në tërësi.

Shtëpia e Bardhë tha të martën se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar instrumentin e ratifikimit.

Mbajtja e Malit të Zi jashtë bllokut Perëndimor ishte e rëndësishme për Rusinë, ndërkohë që SHBA-të dëshirojnë ta shohin shtetin të integruar në NATO, për të forcuar aleancën e rajonit kundrejt Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button