Në përgjithësi janë më shumë djemtë ata që frikësohen…

Në përgjithësi janë më shumë djemtë ata që frikësohen, sepse duke qenë shpesh të papjekur në krahasim me partneren, nuk arrijnë të jenë pjesë dhe aq shumë të përfshirë në aspektet e ndryshme të marrëdhënies apo në projektet e së ardhmes.

Në një lidhje ka shumë frikëra që mund të prekin çiftin, por mbi të gjitha meshkujt. Më poshtë ju prezantojmë me 10 më të zakonshmet:

1- Ulërimat e saj
Asnjë mashkull nuk dëshiron të përballet me klithmat e partneres dhe kjo duket se i terrorizon më së shumti në një lidhje.

2- Të njoh miqtë
Të njohësh miqtë e partnerit nuk sjell ankth vetëm te ne femrat por edhe të meshkujt

3- Njohja me vjehrrin/vjehrrën
Në të njëjtën mënyrë, njohja me vjehrrin dhe vjehrrën është diçka që i terrorizon meshkujt, ashtu si edhe ne.

4- Problemet seksuale
Çdo mashkull është i terrorizuar të gjendet në një situatë ku ka probleme seksuale apo kur nuk arrin të kënaq partneren e tij.

5- Dëshira për fëmijë
Shumë femra kanë një dëshirë të madhe për të qenë nëna, dëshirë që jo gjithmonë ndahet me parterin e tyre.

6- Xhelozia obsesive
Xhelozia është e dëshiruar në një lidhje por ama kur nis të kthehet në obsesion është terrorizuese.

7- Gënjeshtrat
Gënjeshtrat në një lidhje janë faktor i rëndësishëm i shkatërrimit të një marrëdhënieje sepse ato arrijnë të thyejnë besimin mes partnerëve.

8- Deklaratat shumë të hapura
Është shumë normale të ketë romancë mes një çifti por nuk është e nevojshme ta deklaroni këtë në ‘Facebook’ përpara qindra miqve tuaj.

9- Armiqësitë
Armiqësitë dhe gabimet e së shkuarës janë diçka që frikësojnë jo pak meshkuj, që gjenden me shpatulla pas murit.

10- Të flasësh për të ardhmen
E ardhmja të frikëson, kjo është pak por e sigurt. Sigurisht që disa meshkujt pëlqejnë të bëjnë plane për të ardhmen, por pjesa më e madhe e tyre janë të frikësuar nga kjo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button