Del Ponte: Nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikim të organeve

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, thotë se nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë. Ajo ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic, vdiq pa e vuajtur dënimin e merituar për krimet e bëra.

“Nuk ka asgjë nga hetimet për trafikimin e organeve në Kosovë dhe mendoj se kjo aferë do të dalë e pasuksesshme dhe do të dështojë”, ka thënë Del Ponte, transmeton “Presheva Jonë”.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit për Krime të luftës në ish Jugosllavi, ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic vdiq pa e marrë dënimin e merituar.

“Nuk kam pasur të shkojë ashtu. Kam pasur dëshirë ta shoh duke vuajtur dënimin, duke paguar gjitha ato të këqija që ka bërë mbi civilët e pafajshëm. Karaxhicit dhe Mladicit uroj shëndet të mirë dhe besoj së shpejti ata do të paguajnë krimet dhe gjenocidin që kanë bërë në viset ish-jugosllave, kundër jo serbëve”, ka thënë Del Ponte.

Lajme të ngjashme

Back to top button