Qindra viktima gjatë sulmit amerikan ndaj një depoje të SHI-së

Armata siriane kumtoi sot se në një sulm ajror të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, ndaj një depoje me materie helmuese të SHI-së në pjesën lindore të Sirisë, e kanë humbur jetën qindra njerëz, mes të cilëve edhe një numër i madh civilë.

Armata kumtoi se sulmi është kryer mbrëmë në provincën Deir al Zur.

Pas bombardimit të depos është përhapur tym i verdhë. Kjo është dëshmi se atje janë ruajtur rezerva nga materiet helmuese. Kanë vdekur qindra njerëz, përfshirë edhe civilë, njoftoi armata.

Sipas ushtrisë siriane, sulmi konfirmon se organizatat terroriste si SHI-ja dhe Xhebhat al Nusra kanë armë kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button