LSDM: Bujqit janë pa subvencione kur u janë më të nevojshme

Mijëra bujq dhe familjet e tyre i presin Pashkët pa të holla, për shkak se nuk i kanë marrë subvencionet për vitin e kaluar, ndërsa shumica prej tyre edhe për disa vite paraprake, porositi sot LSDM-ja.

“Edhe pas ndërrimit të tre drejtorëve të Agjencisë pagesore, subvencionet nuk paguhen, ndërsa Ministria e Financave hesht. Pse bujqit nuk i kanë marrë subvencionet që takojnë sipas ligjit”, pyeti Lupço Nikollovski, deputet nga LSDM-ja në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se njerëzit janë lënë pa subvencione pikërisht në kohën kur më së shumti u nevojiten për investime të reja.

“Një pjesë e tyre hynë në borxh që të vazhdojnë të punojnë. Një pjesë e tyre nuk kanë se kush t’u ndihmojë dhe nëse nuk mbjellin fryt, vitin e ardhshëm nuk do të kenë nga çka të ushqehen”, tha Nikollovski.

Ai akuzoi se me javë gënjehen bujqit se pagesa e subvencioneve sa nuk ka filluar dhe çdo ditë shpifin pretekste të reja që të mos ua paguajnë të hollat, duke e transferuar përgjegjësinë nga një institucion në tjetër.

“Pas ndryshimeve bujqit do t’i marrin subvencionet e mbetura, ndërsa subvencionet e reja do të jenë më të larta dhe të rregullta. Do të ketë subvencione edhe për naftën e gjelbër për mekanizëm bujqësor dhe do të lirohen nga pagesa e tatimit”, potencoi Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button