Afrikë Qendrore, Krishterët bllokojnë myslimanët

Forcat e milicisë krishtere janë duke bllokuar rrugët kryesore për të penguar myslimanët që të largohen nga dhuna në vend. Ata po bllokojnë rrugët e përdorura nga civilët muslimanë të cilët janë duke u përpjekur për të ikur nga Afrika Qendrore për në Kamerun.

Disa refugjatë kanë pësuar lëndime nga sulmet me hanxhar apo me armë zjarri. Shumë të tjerë kanë marrë plagë të rënda, apo janë duke vuajtur nga kequshqyerja. Refugjatët mysliman në Afrikë Qendrore kanë udhëtuar në këmbë për muaj të tërë, në mënyrë që të kalojnë kufijtë ilegalisht dhe të largohen nga dhuna. Komisionerja e Lartë e OKB-së për Refugjatët Melissa Fleming ka thënë se milicitë kanë bllokuar rrugët kryesore në Kamerun, duke i detyruar njerëzit të kthehen prapa.

Megjithë pengesat, rreth 10.000 njerëz – kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, kalojnë çdo javë nga Republika Qendrore e Afrikës në Kamerun, tha Komisionerja e Lartë e OKB-së. Që nga fillimi i vitit, gati 70,000 refugjatë kanë ikur në Kamerun .

Rreth 1.6 milion njerëz kanë nevojë për ndihma ushqimore në vend, njofton Programi Botëror i Ushqimit. Megjithatë, po ky institucion njofton se ka kapacitete për të ofruar ndihmë për vetëm 170.000 prej tyre, dhe kjo për shkak të mungesës së sigurisë./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button