fbpx

Donatori i VMRO-DPMNE-së rizgjidhet kryetar i Komisionit Antikorrupsion

Igor Tanturovski edhe një vit do të jetë në krye të Komisionit Antikorrupsion, njofton Portalb.mk. Në seancën e sotme anëtarët e Komisionit njëzëri e zgjodhën përsëri Tanturovskin për kryetar.

Kryetari i Komisionit për Parandalim të Korrupsionit zgjidhet nga anëtarët e saj, me mandat një vjeçar, me të drejtë për edhe një rizgjedhje.

Igor Tanturovski në vitin 2012 ishte në listën e donatorëve të VMRO-DPMNE-së, i cili ka donuar 60.000 denarë, por sipas tij ajo nuk flet për pavarësi partiake, si parakusht ligjor, për të cilën zgjidhen anëtarët e Komisionit.

“Ajo është e dhënë publike dhe nuk kam çfarë ta mohoj. Nuk e di se ku e shihni lidhjen me partinë, unë nuk shohë lidhje të tillë, mund të gjendem si donator për çfarë”, tha Tanturovski gjatë zgjedhjes për anëtarë të Komisionit.

Kredibiliteti i Antikorrupsionit çdo vit është në rënie. Ajo ishte edhe përfundimi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN) që e prezantoi raportin muajin e kaluar. Sipas tyre, dhjetë herë është rritur numri i paraqitjeve të cilat qytetarët i kanë dorëzuar deri te Komisioni nga viti 2006 deri në vitin 2015, që do të thotë se qytetarët e kanë ulur besueshmërinë në këtë institucion.

Në vitin 2007 ka  pasur 1.114 paraqitje, ndërkaq në vitin 2015 ka pasur vetëm 127 paraqitje të dorëzuara nga qytetarët.

Në vitet e fundit nën udhëheqjen e Tanturovskit nuk është hapur asnjë rast për korrupsion të funksionarëve nga pushteti.

LEXO: Antikorrupsioni në krizë: 520 mijë euro dhe vetëm 1 denoncim

LEXO: Lulëzon korrupsioni në Maqedoni, as Komisioni nuk e kryen punën!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button