Lëndohet një çiklist në një aksident rrugor në Tetovë

Në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në Tetovë, çiklisti B.A. 69 vjeçar është lënduar rëndë dhe është në gjendje jokontaktibile në Spitalin klinik të Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Aksidenti, siç shtoi, ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në bulevardin “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë kur B.A. duke drejtuar biçikletën është përplasur në automjetin e udhëtarëve “Audi A6” me targa të Tetovës të drejtuar nga N.H. (30) nga Miletino.

“Çiklisti i lënduar me automjet është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës dhe në gjendje jokontaktibile është mbajtur për vëzhgim të mëtutjeshëm dhe trajtim mjekësor. Pas kryerjes së kontrollit konfirmohet arsyeja për aksidentin dhe detajet tjera”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button