Grabitet një djalë në lagjen Aerodrom

Shkupjani tetëmbëdhjetëvjeçar D.M. mbrëmë në orën 22:00 ka paraqitur në polici se është grabitur në rrugën e këmbësorëve pas SHF “Luben Pale” në lagjen Aerodrom.

Grabitësi, siç informon MPB-ja, e ka goditur djaloshin në pjesën e zverkut dhe kur është rrëzuar ia ka marrë telefonin celular, ndërsa ka tentuar t’ia marrë edhe qaforen e arit në qafë, por nuk ka arritur, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia merr masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button