Shtyhet gjykimi kundër të akuzuarit për vrasjen e Almir Aliut

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës është shtyrë gjykimi kundër Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliut para Shtëpisë së Shëndetit të Kumanovës. Shkak për shtyrjen është mungesa e personit ekspert në Klinikën e Psikoterapisë në Shkup, njofton Portalb.mk.

Mjekja gjatë kohë ka qenë në pushim mjekësor dhe për shkak të kësaj ajo nuk ka mundësi të merr pjesë në seancë.

Siç transmetojnë mediat, në seancën e kaluar mendimin e vet e ka dhënë njëri nga ekspertët, i cili para gjykatës i ka prezantuar diagnozën psikiatrike që tregon se Boban nuk e ka kryer vrasjen me paramendim siç pretendon prokuroria.

Atëherë avokatët e familjes së Aliut nuk ishin të kënaqur nga ekspertiza. Ata konsiderojnë se nuk janë marrë parasysh të gjitha dëshmitë të cilat i kanë dorëzuar në Gjykatë dhe paralajmëruan se kërkojnë ekspertizë të re.

Shkelja e Almirit katërvjeçar ka ndodhur me 25 qershor vitin e kaluar, për shkak zënkës banale për pritjen në rend, në Shtëpinë e Shëndetit të Kumanovës, e cila zënkë u rrit më tepër mes babait të fëmijës dhe Bobanit. Duke u përpjekur të ikë nga sulmuesit Boban me veturën e tij  goditi në mur dhe e shkeli djaloshin.

Familja e Aliut kërkon dënim maksimal për Bobanin. Bobani gjykohet për veprën penale vrasje me paramendim, ndërsa babai i Almirit, Sead Aliu dhe dy fqinjët e tij për dhunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button