Dënime të larta për personat që ndotin rrethinën e liqenit të Dibrës

Pas paralajmërimeve dhe apeleve të shumta, pushteti vendor vendosi që të merr masa të rrepta për të gjithë qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët duke pastruar oborret e tyre dhe shtëpitë, të gjitha mbeturinat i hedhin në bregun e liqenit të Dibrës. Përveç erës së fuqishme që sjellën sende plastike, traktorë dhe kamionë të stërmbushur me materiale ndërtimore, derdhen në bregun e liqenit. 

Pushteti vendor këto ditë punon intensivisht për pastrimin e kësaj ane, një nga vendet më piktoreske të qytetit. Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili kujdeset për  punët rreth pastrimit të liqenit të Dibrës është kategorik për dënimet e mëdha sidomos për personat e pandërgjegjshëm që hedhin mbeturina në këtë pjesë të Dibrës.

“Deri më tani kemi qenë shumë të vëmendshëm dhe koshient, por tani nuk do të tolerojmë asnjë hap sa i takon papastërtisë. Tanimë po jap edhe apelin e fundit që të harrojnë këtë vend që e kanë shndërruar në deponi. Qyteti ynë ka deponi dhe mbeturinat mund të hedhen në vendin e duhur, thotë Lata.

Ai paralajmëroi se do të nisin të aplikojnë dënimet të parapara që sillen prej 2.500 deri në 3000 euro.

Gjatë stinorit të verës organizata të shumta joqeveritare dhe  pushteti vendor rregullisht pastrojnë bregun e liqenit, përkatësisht plazhet e liqenit si dhe rrugën në saj të pakujdesit të madh nga ana e qytetarëve  ndaj mesatarisht grumbullohen prej 400-500 thasë me mbeturina.

“Aksionet i realizojmë me të rinjtë dibran dhe në bashkëpunim me NKP “Standard”. Qëllimi jonë është që një numër i madh i dibranëve që vijnë për rekreacion sidomos gjatë stinorit të verës të gjejnë liqenin të pastër. Kjo vlen edhe për mijëra mërgimtarëve dhe mysafirë nga vendet e tjera, tha Goce Ljubinovski nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm  të bashkësive. Nga ky sektor qytetar vlerësojnë se pastërtia e plazhit dhe rrethinës varët edhe nga vetëdija e vet qytetarëve  dibran.

Lajme të ngjashme

Back to top button