A ka zhvilluar Putini, një armë super sekrete?

Për analistët e NSA në Fort Meade, Maryland, ishte një befasi. Në nëntor 2015, kanalet televizive ruse, NTV dhe Channel 1 transmetuan një projekt të fshehtë rakete për pak sekonda, gjatë një emisioni lajmesh. Veç kësaj, mbi projekt, emri i koduar CTATYC-6 (Status 6) u shfaq në ekran – i cili i referohet një projekti armatimi ultra të fshehtë të ushtrisë ruse. Dukej se ishte një “gabim për të cilin na vjen keq”, siç tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Dhe në të vërtetë, agjencia e fshehtë ruse u përpoq ta mbulojë menjëherë gabimin, shkruan Bota.al.

Të gjithë postimet në lidhje me kodin e silurës u fshinë nga arkivat e stacioneve televizive, video dhe fotografi u gjurmuan të gjitha në internet, dhe faqet e internetit u bllokuan – por Interneti është shumë i shpejtë… Përhapja e informacionit nuk mund të ndalet më. Plani i fshehtë kishte zbuluar një armë bërthamore më parë të panjohur, që mund të ndryshojë strukturën e fuqive bërthamore, që ekziston mes SHBA dhe Rusisë. Arsyeja: Silura ishte projektuar në mënyrë të tilë, që nuk mund të ndalet nga një sistem mbrojtje raketore i amerikanëve.

Analizat fillestare të dokumentit të fshehtë zbuluan se koka bërthamore mun të ecë me shpejtësi 185 km në orë, 1000 metra nën sipërfaqen e ujit dhe është në gjendje të mbulojë një distancë deri 10 000 km. A ka ndonjë shans që SHBA të mund të mbrohet? Vështirë! Dhe pasojat në rast të një goditje të bregut amerikan do të ishin katastrofike. Zonat e prekura do të kontaminoheshin kaq rëndë me rrezatim, saqë do të bëheshin të padobishme për qëllime ushtarake, bujqësore dhe ekonomike, për një kohë të gjatë, sipas dokumentit.

Do të ishte një makth për Amerikën – por eksperti ushtarak rus, Viktor Murakovski pranon se silura do ta vendoste Rusinë në një pozicion të favorshëm strategjik. “ID” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button