Flamujt që valonin gjatë protestës së “Për Maqedoni të Përbashkët” përfunduan në shportën e mbeturinave (FOTO)

E ashtuquajtura iniciativë qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” mbrëmë organizoi ditën e 45-të të protestave në Shkup. Në fillim të kolonës ishin çiklistët me flamuj maqedonas, njofton Portalb.mk.

Ata nisën prej në shesh para ndërtesës së Qeverisë dhe u drejtuan drejt Kuvendit të Maqedonisë.

Para kalimit të turmës afër zyrës së kryetarit të shtetit, njëri nga organizatorët, Bogdan Ilievski deklaroi se “për të 45-tën herë me radhë ndodhemi para zyrës, e cila duhet të jetë, dhe është e detyrueshme ta mbrojë vullnetin tonë politik. Pothuajse 1 200 000 qytetarë maqedonas më 11 dhjetor kanë marrë pjesë në zgjedhje. Asnjë prej tyre nuk ka votuar për Platformën Shqiptare. Për këtë arsye ne jemi rrugëve të vendit. Pas zgjedhjeve janë përpjekur ta falsifikojnë vullnetin e popullit dhe të pranojnë platforma të huaja të krijuara në shtete të huaja dhe me këtë të na e përcaktojë të ardhmen”, tha Ilievski.

Pas mbarimit të protestës në rrjetet sociale filluan të përhapen fotografi se si flamujtë e shqyer të Maqedonisë të cilët para disa minutave kanë valëvitur në duart e dikujt kanë përfunduar në shportën e mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button