Votimi do t’ju lë shenjë!

Për herë të parë në Maqedoni votuesit do të shënohen me ngjyrë të dukshme për syrin e njeriut.

Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve (KSHZ), do të sigurojë rreth 15 mijë fllomaster me ngjyrë te zeze me çka do të shënohen votuesit në zgjedhjet presidenciale.

Shenja me fllomaster do të bëhet në gishtin tregues të dorës së majtë, diku ne mes të gishtit, dhe do të nënvizohet edhe pjesë e thonjit dhe gishtit nga pjesa e pasme.

Fllomasterët në fjalë do të sigurohen nga jashtë, pasi të tillë nuk ka në Maqedoni, thonë nga KSHZ-ja.

‘Për herë të parë në këto zgjedhje, Maqedonia do të ketë mënyrë të re të shënimit të votuesve. Ky lloj stilografi me ngjyrë, do të lë gjurmë që shihet dhe zgjat së paku 24 orë, dhe nuk mund të fshihet me asgjë. Nuk është lëndë alegjike e as e dëmshme për shëndetin. Secili stilograf apo shënues me ngjyrë të zezë mund të përdoret për së paku 500 votues’ ka deklaruar Violeta Duma, kohë më parë për Portalb.

Në fllomasterin me ngjyrë e cila do të ketë logon e KSHZ-së, mbishkrimi do të jetë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën që e flasin mbi 20 për qind të popullatës së atij territori.

Këtë praktikë KSHZ-ja e ka marrë nga përvoja në Shqipëri, në takimin që kanë realizuar kohë me parë me përfaqësuesit e Komisionit Qendror të zgjedhjeve në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button