Edhe vajza më e vogël e Taleskit është punësuar në Administratën Shtetërore

Vajza më e vogël e kryetarit të Komunës së  Manastirit, Vlladimir Taleski, është punësuar në departamentin e zonës së Byrosë për Zhvillim dhe Arsimim në Manastir, konfirmojnë burimet e SDK-së, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, vajza e njeriut të parë të Manastirit ka qenë e punësuar që nga tetori i vitit të kaluar si bashkëpunëtore më re. Por, lajmi është shpërndare këto ditë në rrjetet sociale.

Byroja për Zhvillim  dhe Arsim, ku ajo punon, është kompetente për programet mësimore në arsimin e përgjithshëm dhe të gjimnazit. Këshilltarët për arsim të punësuar në këtë institucion duhet që të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në fushën e arsimit, ndërkaq në vendet tjera të punës kjo nuk është e obligueshme.

Edhe vajza më e madhe e Taleskit, përpara disa vjetëve, gjithashtu gjatë kohës së mandatit të tij është punësuar në shërbimin shtetëror. Ajo punon në Fakultetin e Veterinarisë në Manastir.

Ndryshe, Taleski është nën hetimin e Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Transportuesi” për krim të rëndë 360.000 eurosh me transportin pa pagesë shkollor.

Ai vjet gjatë verës, tre muaj ka qenë në arrestim shtëpiak. Së bashku me të është dyshues edhe sekretari i Komunës, Sllobodan Bonçanovski, edhe dhjetëra drejtor të tjerë të shkollave dhe transportues të përfshirë në ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button