Tilerson: Ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë ekziston nivel i ulët i besimit

Ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë për momentin ekziston nivel i ulët i besimit, deklaroi sonte në Moskë sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson në konferencën e përbashkët për shtyp me minsitrin e jashtëm rus, Sergej Llavrov.

“Mes dy vendeve tona ekziston nivel i ulët i besimit, dy fuqitë më të rëndësishme bërthamore në botë nuk mund të kenë raporte të tilla”, potencoi Tilerson pas takimit me llavrov.

Shefi i diplomacisë ruse nga ana e tij theksoi se edhe krahas problemeve në marrëdhëniet bilaterale, Moska është e hapur për dialog me Uashingtonin.

“përkundër problemeve të caktuara ekzistuese, ka numër të konsiderueshëm të perspektivave për bashkëpunim. Rusia është e gatshme jo vetëm për dialog, por edhe për aksione tëp përbashkëta konkrete në disa sfera të ndryshme”, tha Llavrov.

Ai theksoi se në takim, Rusia dhe SHBA-ja pa mëdyshje e konfirmuan vendosshmërinë e tyre për luftë të pakompromis kundër terrorizmit.

Llavrov theksoi se Moska është e gatshme për ripërtërirje të marrëveshjes me SHBA-në për evitim të incidenteve të mundshme në qiellin mbi Siri, nëse caqe të sulmeve ajrore amerikane në këtë vend të Lindjes së Afërt do të jenë vetëm grupet terroriste, siç është Shteti islamik.

Llavrov shtoi se edhe presidenti rus Vlladimir Putin në takimin e përbashkët me Tilersonin, e konfirmoi vendosshmërinë e Moskës për ripërtëritje tël kësaj marrëveshje.

Lidhur me gjendjen në Siri, Tilerson vlerësoi se sulmi i javës së kaluar me armë kimike në qytetin Han Shejhun ishte i planifikuar, i udhëhequr dhe kryer nga forcat qeveritare siriane.

Llavrov dhe Tilerson theksuan se në takim kanë biseduar edhe për ngjarjet në Ukrainë, me ç’rast janë angazhuar për implementim të plotë të Marrëveshjes së Minskut, si “mënyrë të vetme për zgjidhje të krizës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button