Nëse vëreni parregullsi zgjedhore telefononi në numrin falas

Në Zyrën e Avokatit të Popullit nesër (13 prill) në ditën e mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë, në periudhën prej orës 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321 në të cilin qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. 

Të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore. 

Përveç që personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët  do të munden për mbrojtjen e të drejtave të tyre të lajmërohen edhe në numrat telefonik: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488. 

Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen  e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara. 

Edhe në këtë rast Avokati i Popullit thekson se e drejta e votës  është garantuar me Kushtetutë, si e drejtë e barabartë, universale dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet me zgjedhjet të lira me votim të fshehtë. Askush nuk mund, theksohet në kumtesë, të thirret në përgjegjësi për shkak realizimit të kësaj të drejte, për çfarë nuk është e rastësishme që shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve si dhe shkeljet tjera të së drejtës votuese janë vepra ndëshkuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button