Në Jemen nëntë milionë njerëz ballafaqohen me uri

Jemeni afrohet deri te “pika e pëlcitjes” me rreth nëntë milionë njerëz në prag të urisë, njoftoi sot Programi botëror për ushqim, degë e KB-së për ushqim dhe bujqësi.

Ata theksojnë se po rritet ndihma në ushqim për Jemenin që të ballafaqohet me një nga krizat më të mëdha. Sipas drejtorit të Programit botëror për ushqim në Jemen, Stiven Anderson, rreth 3,3 milionë njerëz mes të cilëve edhe 2,1 milionë fëmijë janë praktikisht të paushqyer.

“Situata në Jemen afrohet deri te pika e pëlcitjes me nivel të paparashikueshëm të urisë dhe pasiguri në pikëpamje të ushqimit. Miliona njerëz veçmë nuk mund të mbijetojnë pa ndihmë urgjente në ushqim. Në garë jemi me kohën të ruajmë jetë dhe të parandalojmë uri të tërësishme në shtet”, thekson Anderson në kumtesë.

Operacioni i ri urgjent për dërgesë të ushqimit për Jemenin do të kushtojë 1,2 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button