Për herë të parë bashkë babë e djalë!

Është i njohur në skenë për këngët dhe përkushtimin e madh që ka ndaj risive. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahun i cili në një bisedë për gazetën Tribuna ka shpalosur se tashmë ai i është rrekur punës që në sezon veror të vijë me shumë befasi.

Ai në fillim të bisedës ka treguar se është duke punuar në një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim me rep artistin e njohur 2Ton. “Jemi në përfundim të një projekti i cili do të vijë në bashkëpunim me reperin 2Ton.

Kjo këngë është punuar nga Zapp&Chriss, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë 2Ton. Sa të përfundojmë këngën, do të fillojmë me xhirimet e klipit”, ka treguar Ermali, duke shtuar se kënga pritet të lansohet gjatë muajit maj.

Lajme të ngjashme

Back to top button