Pretendime për ngacmime seksuale nga paqeruajtësit e OKB-së

Pretendohet për afërsisht 2 mijë ngacmime seksuale dhe abuzime përgjatë 12 viteve nga personeli me detyrë në misionet paqeruajtëse dhe misione të tjera të Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Associated Press ka njoftuar se në një hetim të kryer rreth çështjes në fjalë, pretendohet për afërsisht 2 mijë ngacmime seksuale dhe abuzime nga punonjësit e misioneve të OKB-së, kryesisht personelit ushtarak me detyrë në misionet paqeruajtëse, nga të cilët në 300 prej këtyre rasteve bëhet e ditur se viktimat janë fëmijë.

Gazetarët e AP të cilët në kuadër të hetimit special kanë vendosur nën fokus skandalin e ngacmimit seksual të pretenduar në lidhje me ushtarët e Sri Lanka-s të cilët janë pjesë forcave paqeruajtëse në Haiti, kanë arritur të zbulojnë një raport brenda OKB-së i cili thekson se gjatë viteve 2004-2007, 9 fëmijë nga Haiti janë abuzuar seksualisht duke u detyruar të kryenin marrëdhënie me 134 ushtarë të Sri Lanka-s që ndodhen me detyrë në vend.

Në raport thuhet se 114 prej ushtarëve, janë dërguar pak përpara përgatitjes së raportit në vendet e tyre, dhe se asnjëri prej tyre nuk është gjykuar për pretendimet në fjalë.

Në anën tjetër pretendimet për ngacmim seksual në vend nuk kanë mbetur të kufizuara vetëm me këtë, por theksohet se shumë gra dhe fëmijë nga Haiti kanë qenë pre e përdhunimeve të ushtarëve paqeruajtës, si dhe që janë detyruar të prostituojnë për të mbijetuar nën kushtet e varfërisë dhe destabilitetit.

Gjithashtu theksohet se në vend gjatë periudhës 2004-2016 janë përjetuar 150 raste të ngacmimeve seksuale ku është përfshirë personeli i OKB-së. Në lidhje me pretendimet bëhet e ditur se përveç qytetarëve të Sri Lankas akuzohen edhe qytetarë nga Bangladeshi, Brazili, Jordania, Nigeria, Pakistani dhe Uruguai.

Organet e OKB-së nuk mund të kalojnë drejtpërdrejt në veprim për shkak se në këto lloj akuzash autoriteti për gjykim i përket vendit nga ndodhet personeli. Ndër të tjera bëhet e ditur se shumë pak persona të akuzuar gjykohen në vendet e tyre.

Ushtarët paqeruajtës të OKB-së mbërritën në Haiti në vitin 2004 për të vendosur stabilitetin pas grushtit që shkaktoi rrëzimin e presidentit Jean-Bertrand Aristide.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button