Ohri nuk do ta humbasë tani statusin nga UNESKO

Asnjëherë nuk është diskutuar që Ohri të fshihet nga lista e UNESKO-s, ka thënë sot Anja Sidorenko nga Qendra Botërore për trashëgimi nga kjo organizatë. Por, Siderko nuk zbardhi nëse Ohri mund të gjendet në listën e rajoneve të rrezikuara nëse shteti nuk i respekton rekomandimet e tyre rreth disa projekteve infrastrukturore që dëshiron t’i ndërtojë në parkun Galiçicë, njofton Alsat M.

“Ne tani vetëm po vëzhgojmë, më tej do të kemi takime dhe atëherë do t’i prezantojmë rekomandimet tona. Për momentin nuk mund të themi asgjë. Nuk kemi ardhur vetëm për Parkun nacional, por bëjmë vëzhgimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si mbrohet ajo dhe të gjitha aktivitetet që merren. Realizuam takim që ta shohim progresin dhe përpjekjet e autoriteteve lokale dhe kombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe zbatimin e vërejtjeve të UNESKO-s nga viti i kaluar në seancën e 40 në Stamboll”, tha Anja Sidorenko, përfaqësuese e UNESKO-s.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button