Blerina sot në kupën e Evropës në Portugali

Blerina Seferi sot e pret edhe një sprovë para kampionatit ballkanik që zhvillohet më 17 maj në Selanik, duke u paraqitur në kupën e Evropës në Portugali. Për këtë ngjarje  “Shqiponja e Shipkovicës” thotë se ka kohë që ka filluar stërvitjet intensive, ndërkohë që sipas saj do jetë edhe test i mirë para ballkaniadës. 

“Përgatitjet jam duke i zhvilluar me intensitet të lartë dhe të njëjtat po shkojnë sipas plan programit special të hartuar nga ana e trajnerëve të mi. Ndihem mirë dhe shpresoj këtë do ta dëshmoj të shtunën në Portugali, ku edhe do kthehem me ndonjë medalje. Më pas sërish do filloj me ushtrimet intensive, pasi më pret edhe një Kupë evropiane më 5 maj, kurse më pas më 17 maj kampionati ballkanik në Greqi, ku dëshiroj ta mbroj titullin e dyfishtë”, tha “Bleri”. 

Ky vit do jetë shumë i rëndësishëm për Blerina Seferin pasi ajo sivjet do të luftoj edhe në kampionatin evropian, i cili gjithashtu do të zhvillohet në Greqi, në muajin korrik. Ajo në Portugali do garoj në kategorinë deri 48kg tek grupmoshat U-18.

Lajme të ngjashme

Back to top button