Francë, Hollande i shqetësuar për zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Francës, François Hollande, ka theksuar se ndihet i frikësuar nga kualifikimi i mundshëm i kandidates së djathtë ekstreme Marine Le Pen dhe kandidatit të majtë ekstrem Jean-Luc Melenchon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 23 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin francez, Hollande është i shqetësuar që kandidatja e Frontit Nacional Le Pen dhe lideri i lëvizjes “La France Insoumise” (Franca e Panënshtruar) Melenchon të vazhdojnë garën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në lajmet e shtypit francez, Hollande citohet të ketë thënë se fushata elektorale më shumë është fokusuar mbi veprat korruptive të kandidatëve sesa në projektet e tyre, duke shtuar se kjo gjë ndikon negativisht te qytetarët. “Po i vjen erë e keqe kësaj fushate elektorale”, ka thënë Hollande.

Teksa pritet se kuptohet se kë do të mbështesë Hollande në raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve, sipas shtypit francez, ai ka vlerësuar se nuk do të bëjë thirrje për votimin e kandidatit të pavarur dhe ish-ministrit të Ekonomisë Emmanuel Macron para raundit të parë.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë mbahet më 23 prill. Në qoftë se asnjë kandidat nuk arrin të sigurojë më shumë se 50 përqind të votave në këtë raund, më 7 maj do të mbahet raundi i dytë, në të cilin president do të shpallet kandidati që siguron numrin më të madh të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button