14 të sëmurë nga fruthi për vetëm pesë ditë

Në 5 ditët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me fruth, informojnë nga Qendra për shëndet publik – Shkup. Sipas informatës së Qendrës, shtatë prej rasteve janë të moshës prej 30 deri 43 vjet, ndërsa shtatë rastet tjera janë fëmijë deri në gjashtë vjet. 

Tetë persona nga të infektuarit kanë qenë të pavaksinuar, pesë nuk i nënshtrohen vaksinimit, përkatësisht janë më të vegjël se 13 muaj dhe një person ka qenë i vaksinuar vetëm me një dozë MRP. 

Siç informojnë nga Qendra, në Klinikën infektive për momentin janë hospitalizuar tetë persona. Pasi që është shpallur epidemia më 25 mars, në Repartin për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik – Shkup, nga Klinika për sëmundje infektive në Shkup dhe në SPQ “8 Shtatori” janë regjistruar 39 raste të të sëmurëve nga fruthi. 

Prej 6 janarit janë regjistruar 64 raste të fruthit. Dyzet prej tyre nuk janë vaksinuar, 12 nuk mund t’i nënshtrohen vaksinimit, përkatësisht janë më të vegjël se 13 muaj, për katër nuk ka të dhëna dhe tetë persona janë vaksinuar me një doze të MRP.
 
42 e personave të sëmurë janë të moshës prej 19 deri 43 vjet, 21 janë deri në gjashtë vjet dhe një person është i moshës 15 vjeçare. Nga 31 marsi deri më 4 prill në Shtëpinë e shëndetit – Shkup janë vaksinuar 197 fëmijë të moshë prej 12 muaj deri në 3 vjet dhe 161 fëmijë të moshës prej 6 deri në 13 vjet. Me persona të sëmurë nga fruthi janë të përfshirë 10 komuna të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button