fbpx

Mediat në Maqedoni pa të drejtë “fusin hundët” në jetën private të funksionarëve

Mediat në Maqedoni shpesh herë kanë publikuar lajme duke mos mbrojtur të dhënat personale të personave zyrtar ndërsa lajmi as që ka pasur interes publik sepse është bërë fjalë për jetën e tij private. Madje, shumica e mediave nuk vëndosin ekuilibër mes lirisë së shprehjes mediale, interesit publik dhe rruajtjes së të dhënave personale të palëve të përfshira në lajm. Janë këto disa nga konluzionet e tryezës së rrumbullakët që u mbajt sot në Qendrën informative të Bashkimit Evropian në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Lajmet që kanë të bëjnë me veprat kriminale të cilat ende janë në procedurë hetimore dhe në të cilat publikohen të dhënat personale të përfshira në këto procedura shpesh herë i kemi pasur të pranishme në mediat në Maqedoni. Në këto vepra kriminale kanë qenë të pranishëm personat zyrtar por se krimi nuk ka pasur të bëjë me funksionin e tij, por me jetën e tij private dhe se nuk kanë qenë në interes të publikut”, tha ekspertja e mbrojtjes së të dhënave personale dhe mediave, Lubica Pendaroska.

Ndërsa sekretari gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Igor Kuzevski, vlerësoi se e rëndësishme gjatë publikimit të lajmit është të respektohet parimi i reciprocitetit mediatik se sa të kemi publikim të lajmit.

Krahas kësaj, udhëheqësja e projektit në kuadër të së cilës u realizua kjo tryezë, Natasha Pirc Musar, tha se “përveç respektimit të parimit të reciprocitetit, gjatë përdorimit të lirisë së shprehjes mediale me rëndësi është të dihet se a kufizohet e drejta e personit tjetër. Ajo këshilloi se nëse me lirinë tonë cenojmë lirinë e tjetrit dhe nëse lajmi nuk ka interes publik, ai lajm nuk duhet të publikohet ngaqë mund të ketë pasoja fatale”.

Përndryshe, tryeza me temë “Vetëdija mediale dhe praktika e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes së lirë deri te informatat në Republikën e Maqedonisë” u realizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediave”që financohet nga “IPA TAIB 2012” dhe paraqet program i Bashkimit Evropian me përkrahje të Drejtorisë për Mbrojtjes e të Dhënave Personale është realizuar nëpërmjet anketës në të cilën kanë marrë pjesë 115 gazetarë të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button