8325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj për zgjedhjet

Për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit në Maqedoni janë akredituar 8325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj, si dhe 222 përkthyes. 

Sipas të dhënave të faqes zyrtare të KSHZ-së, organizata “Most” ka 1790 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humane “Singerija” 4970 vëzhgues, Organizata “Vepro” 1500 vëzhgues si dhe shoqata të tjera vendore. Nga misioni i OSBE/ODIHR janë akredituar 41 vëzhgues dhe 146 përkthyes, OSBE me 91 vëzhgues, Ambasada e SHBA-ve me 27 vëzhgues dhe 54 përkthyes, Misioni i BE-së me 27 vëzhgues si dhe ambasadat e vendeve të rajonit dhe vendeve tjera me numër të vogël të vëzhguesve.  Këto të dhëna janë për të akredituarit vetëm për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 13 prill, ndërsa afati për akreditimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdon deri më 22 prill. 

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR do të udhëhiqet nga diplomati gjerman Geert – Hinrich Ahrens, i cili për së dyti herë monitoron procesin e zgjedhjeve në Maqedoni.   

 “Nga vendet anëtare të OSBE-së do të kërkojmë edhe 300 monitorues afatshkurtër që do të jenë të pranishëm në javën e fundit të fushatës dhe në ditët e zgjedhjeve. Neve si mision na intereson procesi i votimit dhe ecuria e zgjedhjeve, si dhe më pas do të japim vlerësimin e përgjithshëm”, theksoi shefi i misionit Ahrens. 

Ai apeloi për një proces të qetë dhe demokratik zgjedhor, duke përjashtuar çdo parregullsi dhe rrezikim të procesit të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button