Tre milionë eurot e vjedhura nga banka NLB nuk janë askund

B.S. (40), i punësuar në bankën NLB që pardje i ka vjedhur rreth 3 milionë euro, ende nuk i ka treguar policisë se ku janë paratë, njofton Portalb.mk.

Ai ka marrë padi penale nga MPB për vjedhje, ndërkaq i është shqiptuar edhe masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Ai është arrestuar rreth dy orë pas vjedhjes, edhe është marrë në pyetje, ai nuk ka  dashur të tregojë se ku janë paratë. Ende nuk është e qartë se si ka arritur që pa e vërejtur askush të del me qese të madhe me para nga banka.

Pas vjedhjes, drejtori i përgjithshëm ka porositur që klientët të mos shqetësohen pasi që paratë e tyre janë të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button