Plagosen katër persona në autostradën Kumanovë – Shkup

Katër veta kanë përfunduar të plagosur në aksidentin që ka ndodhur në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të Miladinovcit.

Siç bëhet e ditur nga policia, një makinë e tipit Renault, deri tani nga arsyeja të panjohura ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur nga rruga, në afërsi të pikës së pagesës rrugore në Miladinovc.

Të gjithë katër udhëtarët në makinë janë të plagosur, por dy prej tyre në gjendje më të rëndë dhe janë shtrirë për mjekim në Qendrën emergjente në Shkup. Ekipet policore të trafikut kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se kanë kryer ekspertizën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button