Hakmarrje për vrasjen e Karelit “Gardianët, orët e numëruara”

“Orët e të gjithë gardianëve që torturuan për vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli janë të numëruara”. Kjo deklaratë kërcënuese dhe hakmarrëse ndaj vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar është bërë nga një grup kriminal të vetëquajtur “Zero Bandat”.

Sipas mediave greke, grupi në fjalë ka pranuar autorësinë e shpërthimit të një granate në automjetin e një prej gardianëve, G.Baradaki, ndodhur në 8 prill në Egaleos.

Grupi “Zero Bandat” ka theksuar në një deklaratë se ky sulm është “akt minimal kujtese” për vrasjen e Ilia Karelit, shqiptarit i cili u gjet i vdekur në qelinë e burgut Nigritas më 28 mars të këtij viti, pas torturave makabre që i bënë gardianët në prani dhe dijeni të vetë drejtorit të burgut.

Deklarata paralajmëruese e grupit kriminal ndaj gardianëve përfshin kërcënime të forta për jetën e tyre. “Zero Bandat” thotë se edhe gardianët që nuk janë arrestuar për dhunën ndaj Karelit, por që emrat e tyre janë njohur përmes aktakuzës “janë në listën përfundimtare të “fshirjes”.

DEKLARATA KËRCËNUESE E GRUPIT “ZERO BANDAT”

“Paralajmërim: Të gjithë gardianët që morën pjesë në torturimin, vrasjen në grup të Ilia Karelit quhen nga sot të shënjestruar. Njoftojmë që ata që nuk u arrestuan, se emrat e tyre janë tashmë të njohura përmes akt-akuzës por edhe nga të burgosurit. Janë në listën përfundimtare “të fshirjes”. Kudo  që të fshihen, në çdo detyrë që të ndërrojnë ta dinë që do t’i zbulojmë dhe do të bien në pritën tonë. Sa u përket gardianëve të burgosur, ata të dinë që në çdo burg apo sektori sigurie që të shkojnë do të takohen me fatin e tyre. Orët e tyre janë të numëruara”./ Shqiptarja.com

“Orët e të gjithë gardianëve që torturuan për vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli janë të numëruara”. Kjo deklaratë kërcënuese dhe hakmarrëse ndaj vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar është bërë nga një grup kriminal të vetëquajtur “Zero Bandat”.

Sipas mediave greke, grupi në fjalë ka pranuar autorësinë e shpërthimit të një granate në automjetin e një prej gardianëve, G.Baradaki, ndodhur në 8 prill në Egaleos.

Grupi “Zero Bandat” ka theksuar në një deklaratë se ky sulm është “akt minimal kujtese” për vrasjen e Ilia Karelit, shqiptarit i cili u gjet i vdekur në qelinë e burgut Nigritas më 28 mars të këtij viti, pas torturave makabre që i bënë gardianët në prani dhe dijeni të vetë drejtorit të burgut.

Deklarata paralajmëruese e grupit kriminal ndaj gardianëve përfshin kërcënime të forta për jetën e tyre. “Zero Bandat” thotë se edhe gardianët që nuk janë arrestuar për dhunën ndaj Karelit, por që emrat e tyre janë njohur përmes aktakuzës “janë në listën përfundimtare të “fshirjes”.

DEKLARATA KËRCËNUESE E GRUPIT “ZERO BANDAT”
“Paralajmërim: Të gjithë gardianët që morën pjesë në torturimin, vrasjen në grup të Ilia Karelit quhen nga sot të shënjestruar. Njoftojmë që ata që nuk u arrestuan, se emrat e tyre janë tashmë të njohura përmes akt-akuzës por edhe nga të burgosurit. Janë në listën përfundimtare “të fshirjes”. Kudo  që të fshihen, në çdo detyrë që të ndërrojnë ta dinë që do t’i zbulojmë dhe do të bien në pritën tonë. Sa u përket gardianëve të burgosur, ata të dinë që në çdo burg apo sektori sigurie që të shkojnë do të takohen me fatin e tyre. Orët e tyre janë të numëruara”
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
– See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=209424&IDCategoria=1#sthash.nOQrr66s.dpuf

Lajme të ngjashme

Back to top button