Xhonson: Takimi ministror i G7 kaloi me sukses edhe pse nuk ka sanksione të reja për Rusinë

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson shprehi kënaqësi nga ajo që është arritur në takimin ministror të grupit G7, edhe pse nuk u arrit pajtueshmëri për kërkesën e tij për vendosje të sanksioneve për Rusinë, për shkak të eskalimit të ri të situatës në Siri.

Në intervistë për televizionin britanik Skaj, Xhonson insiston se takimi në qytetin italian Luka ka qenë “i suksesshëm” sepse është arritur “pajtueshmëri e konsiderueshme” rreth sanksioneve. Mospranimin e sanksioneve, nga anëtaret e tjera të G7, tani e shpjegon me nevojën që të sigurohet legjitimitet për ta, pasi që të zbatohet hetim special i KB-së, për sulmin me “armë kimike”.

Sipas shefit të Forin ofisit, ditët e presidentit Bashar al Asad dhe familjes së tij, megjithatë, tanimë janë të numëruara, ndërsa se hetimi i KB-së pak mund të kontribuojë për uljen e qëllimeve të sanksioneve.

Xhonson bind se anëtaret e G7 janë dakord se Asadi “duhet të largohet”, dhe se Rusia mund të ketë rolin e saj në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI) dhe në ndërtimin e Sirisë, në qoftë se dëshiron të evitojë sanksione të reja, kësaj radhe edhe për funksionarë ushtarak të përfshirë në konfliktin sirian.

Ministri britanik udhëtoi në takimin e G7 në Itali, në “disponim të dhunshëm”, duke porositur se bombardimi amerikan i aeroportit sirian tek Homs do të thotë “ndryshim i lojës për Putinin”, i cili tani do të duhet të ballafaqohet me zgjedhjen midis Asadit dhe kthimit në majën e politikës botërore.

Mediat londineze e kualifikuan pozicionin e tillë të Xhonsonit si “ultimatum” për Moskën dhe për presidentin Putin, por në Luka, britaniku ka mbetur i vetëm me qëndrimin e tillë të ashpër, pasi ministrat e Gjermanisë, Italisë dhe Francës e kanë kundërshtuar, madje në tekstin përfundimtar të takimit, nuk ka asgjë për ndëshkimin e Rusisë.

Gazetat britanike Xhonsonin ende e quajnë “qen i vogël qimedredhur” sepse u tërhoq para kërkesës së SHBA-së që ta anulojë vizitën e caktuar paraprake në Moskë, që të zvogëlohet rëndësia e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit Reks Tilerson dhe nevojës që ai, e jo britaniku, t’ia transmetojë Moskës qëndrimet e grupit G7.

Televizioni Skaj në analizën e saj, vlerëson se Xhonson duket se “gabimisht ka përllogaritur” sepse Londra zyrtare pranon se nevojiten dëshmi plotësuese që të shqiptohen sanksione, ndërsa përshtypje është se Dauning strit 10 qëndron anash nga deklaratat luftarake dhe kanosjet e shefit të diplomacisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button